Në 12:00 në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti i Ligës së Kampionëve për fazën çerekfinale të këtij kompeticioni. Janë katër ekipi angleze që plotësojnë listën e 8 skuadrave që do të përballen në këtë fazë: Mançester Junajted, Man. Siti, Totenhami dhe Liverpuli. Bashkë me to do jenë edhe Juventus, Barcelona, Ajaks dhe Porto. Në shortin e çerekfnales do të përcaktohet katër përballje, ndër to mund të ketë edhe sfida mes skuadrave të të njëjtit shtet, në këtë mënyrë skuadrat angleze mund të vihen përballë njëra-tjetrës në këtë fazë. UEFA parashikon që nëse skuadrat e të njëjtit qytet do kenë kundërshtarë të ndryshëm nuk mund të luajnë në të njëjtën ditë. Nëse Mançester Junajted dhe Man. Siti do kenë kundërshtarë të ndryshëm dhe shorti që përcakton që të dy skuadrat do të jenë ekipe pritëse në të njëjtën ditë, atëherë do të ketë një short tjetër për Junajtedin, ku do përcaktohet një ditë tjetër për të zhvilluar ndeshjen. Ndryshimi i datës së ndeshjes bëhet për skuadrën që është më poshtë në renditjen e sezonit të kaluar në kampionatin vendas. E njëjta gjë do ndodh edhe me Arsenali dhe Çellsin, nëse vendosen si ekipe pritëse në të njëjtën ditë. Ky rregull nga UEFA ndiqet për të shmangur trazirat në të njëjtin qytet ku i bie të grumbullohen katër tifozeri në të njëjtin orar.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...