UEFA ka përcatuar edhe gjyqëtarët për sfidat kthyese të çerekfinales . Francezi i njohur Klemen Turpin do të drejtojë përballjet në mes Juventusit dhe Ajaksit. Turpin ka gjykuar 3 ndeshje të Ajaksit, që ka fituar një, ka barazuar në një tjetër dhe e ka humbur të tretën. Ndërkohë sfidën Barcelona-Mançester Junajtid do të gjykohet nga gjermani Feliks Bryh, me asistentë Mark Borsh dhe Stefan Lup. Mançester Siti-Totenhem i është besuar turkut Çyneit Çakir, ndërsa ndeshja mes Portos dhe Liverpulit do të gjykohet nga holandezi Deni Makelie.

Loading...

Shpërndaj me