Presidenti amerikan, Donald Trump është i gatshëm për një takim pa kushte paraprake me homologun e tij iranian, Hassan Rohani, ndërkohë që synon të mbajë politikën e presionit maksimal kundër Teheranit, deklaroi sot sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin.

“Presidenti e tha qartësisht, ai është gati për një takim pa kushte paraprake, por ne do të vazhdojmë fushatën tonë të presionit maksimal”, tha Steven Mnuchin gjatë një konference për shtyp.

Përgjegjësi amerikan i bëri këto komente ndërkohë që paraqiste sanksione të reja kundër organizatave të konsideruara si terroriste, disa prej të cilave janë pran Iranit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...