Boksieri amerikan Deontej Uajlder, kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë VBC, ka refuzuar një ofertë prej 193 milionë dollarësh nga DAZN.

Marrëveshja e ofruar nga DAZN nuk ishte e drejtë. Nuk mund të bësh një marrëveshje kur nuk përfshihen të gjitha palët dhe të gjitha të drejtat. Kur nuk të japin të gjithë informacionin, nuk mund të vazhdosh më tej bisedimet”, tha Uajlder.

Ende nuk dihet se për çfarë marrëveshje bën fjalë Uajllder dhe për çfarë shume bëhet fjalë. Kjo shumë e madhe mund të realizohet vetëm duke zhvilluar duele të mëdha.

Nuk do të jetë e vështirë të organizojmë duelet me Fjuri dhe Xhoshuan. Edhe ata do të përfitojnë nga këto duele. Do të lëviz në momentin e duhur për të gjithë”, tha Uajllder.

Loading...

Shpërndaj me