Amanda Bynes është në pritje të një fëmije pasi është ribashkuar me ish-in e saj Paul Michael pas një ndarjeje të shkurtër, konfirmon PEOPLE.

Të martën, Michael publikoi një fotografi në Instagram, një selfie të vetes dhe yllit të filmit “She’s the man”,  si dhe një foto ekoje me ultratinguj me emrin Bynes në të.

“Bebi po vjen”, e përshkroi Michael postimin.

Bynes, 33 vjeç, nuk e ka njoftuar ende shtatzëninë në llogarinë e saj në Instagram. Aktorja është aktualisht në një qendër trajtimi për kujdesin e vazhdueshëm të çështjeve të shëndetit mendor.

Lajmi për beben vjen vetëm disa ditë pasi Bynes dhe Michael i dhanë fund fejesë së tyre.

PEOPLE konfirmoi javën e kaluar se Bynes, 33 vjeç dhe Michael ishin ndarë, pak më shumë se tre javë pasi aktorja njoftoi se ishte fejuar. Por me sa duket, ata janë ribashkuar dhe tani kanë një arsye më shumë për të qenë bashkë!

Amanda dhe Paul u fejuan ditën e Shën Valentinit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...