Në gjashtë muajt e parë të vitit në bazën e kthimit të TVSH-së, shteti u ka kthyer kompanive 196 milionë euro, njoftuan nga Ministria e Financave. Sipas të dhënave, krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit kompanive u është kthyer 20% më shumë para nga TVSH-ja, ose 32 milionë euro. Nga Financat informuan se në vitin 2017 në gjysmën e parë të vitit krahasuar me këtë, u janë paguar 37% më pak para kompanive, ndërsa në vitin 2016 madje 69% më pak sesa në vitin 2019. Nga Ministria theksojnë se kthimi i TVSH-së ndaj kompanive nuk është selektiv dhe për këtë shkak, likuiditeti i kompanive po përmirësohet.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...