Nga 1 dhjetori deri më 15 dhjetor, në llogaritë e qytetarëve, që kanë skanuar llogaritë fiskale, duhet të transferohen rreth tre milion euro. Ministrja e Financave, Nina Angelovska, informoi sot se mesatarisht një person do të marrë rreth dhjetë euro. Të dhënat e DAP-it, treguan se që kur masa hyri në fuqi, ka një rritje të konsiderueshme të lëshimit të llogarive fiskale. Në dhjetor duhet të paguhen paratë nga llogaritë fiskale të skanuara për korrik, gusht dhe shtator. Përndryshe, të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se 170,000 qytetarë po skanojnë llogaritë fiskalë dhe presin kthim të TVSH-së. Më 1 Dhjetor, do të ndahet edhe një çmim prej dy milion denarë, për një kompani që do të fitojë në hakatonin, për zgjedhjen e një strategjie inovative të marketingut, për lojën fituese TVSH-ja Ime#ÇmimiIm.

Përveç personave juridikë, që do të thotë agjenci të marketingut të etabluara mirë, ne presim që studentët të përfshihen në secilin prej ekipeve. Ne presim që zgjidhjet fituese, varësisht nga vendimi i Komisionit do të jetë partneritet mes një kompanie të etabluar dhe studentëve – u shpreh Jovan Despotovski, drejtor i Fondit të Inovacionit.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...