Ngjarje e pabesueshme në Islandë, aty ku Turqia ka zbarkuar për ndeshjen eliminatore të Euro 2020. Fillimisht lojtarët turq janë lënë 3 ore të presin në aeroportin e Keflavikut, pasi u ushtrua një kontroll i detajuar i pasaportave. Kjo sjellje irritoi pa masë turqit, por edhe me skandaloze ishte ajo që ndodhi me Emre Belozoglu, i cili u ndal të fliste për mediat vendase, por afër tij qëndronte një gazetar qe mbante në dorë një furçë banjoje në vend të mikrofonit, nuk dihet arsyeja. Turqia ka lëshuar një komunikatë proteste drejtuar Islandës, duke dënuar keqtrajtimin që iu bë lojtarëve turq. Edhe Ambasadori turk në Norvegji, Fazli Korman, u nis me urgjencë për në Islandë për të sqaruar situatën.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...