Mircea Lucescu nuk do të jetë në stolin e Turqisë në sfidën e parë të kualifikueseve të Euro 2020 ndaj Shqipërisë, 22 marsin e ardhshëm në Shkodër. Federata Turke e Futbollit, ka marrë vendimin e papritur për të shkarkuar nga detyra 73-vjeçarin rumun i cili ishte në stolin e Turqisë që nga viti 2017 por gjatë kësaj periudhe ka regjistruar rezultate zhgënjyese teksa numëron vetëm 4 fitore në 17 ndeshje dhe plot 7 humbje, një prej tyre pikërisht në një miqësore ndaj Shqipërisë së Panuccit në Antalya me shifrat 2-3. Vetë FFT-ja, ka bërë publik lajmin për shkarkimin e Lucescut, me ish trajnerin e Interit por edhe Galatasaray-it, Besiktasit, Shakthar Donetsk dhe Zenitit që me shumë gjasa do t’i lërë vendin trajnerit të mirënjohur turk Senol Gunes. Ai do rikthehej te Turqia pasi e ka drejtuar kombëtaren nga viti 2000 deri në 2004-ën, duke regjistruar dhe një vend të tretë historik në Botërorin e vitit 2002 që u zhvillua në Korenë e Jugut dhe Japoni.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...