Turqia ka intensifikuar sulmet ajrore kundër milicisë kurdë në veri-lindje të Sirisë.

Kurdët të cilët vunë nën kontroll disa zona të Sirisë verilindore nga Shteti Islamik me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, paralajmërojnë se sulmet turke mund t’ua mundësojnë sërish xhihadistëve kthimin në terren.

Sipas tyre, bombardimet po ua mundësojnë xhihadistëve të dënuar që ta arratisen nga burgjet, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Ushtria turke filloi ofensivën pasi presidenti amerikan, Donald Trump, bisedoi përmes telefonit me homologun, Tayip Erdogan, dhe tërhoqi trupat amerikane nga Siria të cilët kishin luftuar përkrah forcave kurde.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...