Ministri turk i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu deklaroi se policia turke konfiskoi një ditë më parë sasinë më të madhe të lëndëve narkotike në historinë e vendit, një shifër rekord prej 1,2 tonë heroinë.

Soylu shtoi se vendi i tij po zhvillonte operacione serioze dhe vendimtare në këtë plan.

Ai shtoi se vetëm në vitin 2018 ishin kryer 134 088 operacione.

“Në periudhën në fjalë kemi konfiskuar rreth 80 tonë marijuanë, 10,6 milionë tableta captagon, 7,8 milionë ekstazë. Gjatë vitit kemi konfiskuar 15,9 ton heroinë”, tha Soylu.

“Dje u konfiskua dërgesa më e madhe në histori. Ekipet tona policore në qytetin Erzincan konfiskuan 1,2 tonë, heroinë e fshehur në një kamion”, tha Soylu.

Loading...

Shpërndaj me