Banorët në qytezën Sarikaya të provincës Yozgat, në Turqinë Qendore përjetojnë kënaqësi duke u larë në temperatura nën gjashtë gradë celsius dhe nën shoqërinë e dëborës, në hamamin 2 000-vjeçar ”Basilica Therma Roma”, të quajtur ndryshe edhe si “Vajza e mbretit”.

Ujërat termale historike, në të cilin besohet të jetë shëruar vajza e mbretit që jetonte në Kayseri gjatë periudhës romake dhe për këtë arsye është emëruar si “Vajza e mbretit”, ka kontribuar në zhvillimin e turizmit në këtë rajon.

Pishina që mbushet me ujë termal është zbuluar në vitin 2014 si rezultat i punimeve arkeologjike të bashkisë Sarikaya dhe Drejtorisë Rajonale të Kulturës dhe Turizmit, në koordinim me prefekturën e Yozgatit.

Pishinat në llixhat antike ishin të mbuluara nga toka para se të nxirreshin në dritë dhe uji që derdhej bosh është pastruar, ndërkohë që struktura ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve edhe me arkitekturën e saj dhe ujin me veti shëruese.

Një grup banorësh lokalë, të cilët synojnë të promovojnë llixhat dhe pishinën antike, lahen në temperatura nën gjashtë gradë celsius nën reshjet e dëborës./ata/

Loading...

Shpërndaj me