Nuk është më një sekret që tenistët më të mirë në botë kërkojnë garanci të larta financiare për të luajtur në turnetë e ashtuquajtur të “vegjël”, ATP 250 apo ATP 500. Shifra tregon numrin e pikëve që turneu jep për fituesin e turneut në renditje. Turnetë Masters janë ATP 1000, pasi fituesi merr 1000 pikë në renditje. Ka qenë vetë Roxher Federer, që pak kohë më parë tha: “Në vitin 2004, pasi fitova për herë të parë në “Australian Open”, përgatitësi im atletik më tha që të mos shkoja në turnetë 250 dhe 500 nëse pagesa nuk ishte e mirë”. Gjatë turneut ATP 250 të Montpeljerit, gazetari francez Aranud Di Pasquale konfirmoi se Federer merr 1 milionë euro për të luajtur në këto turne të “vegjël”, ndërsa Rafael Nadal e Novak Djokovic kërkojnë të paktën 800 mijë euro.

Loading...

Shpërndaj me