Kënga Fenix e Tunës së bashku me reperin dhe ish të dashurin e këngëtares në atë kohë, ka 6 vjet që kur është lansuar për herë të parë, por jehona e këtij klipi vazhdon edhe sot. Për shkak të skenave të ndryshme ky klip u komentua shumë në atë kohë dhe solli Tunën fuqishëm në treg së bashku me Cozman. Por ajo çfarë ne nuk denim dhe na i tregoi stilisti i këngëtares Niko Komani është se Tuna ka rënë në pishinë teksa ka xhiruar pjesën e famshme ku ajo shihet me një body me dizajn skeleti. I ftuar në një program televiziv Niko Komani që është edhe një nga stilistët më të famshëm në Shqipëri dhe i kërkuar nga shumë artistë shqiptar, tregoi se skenat që Tuna bien në pishinë janë xhiruar por kanë vendosur që të mos i publikojnë në atë kohë.

Ndërkohë klipi I Tunës Fenix deri më tani numëron mbi 38 milion klikime në Youtube, që është një numër i madh për njl artiste shqiptare.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...