Prej kohësh në media thuhet se Tuna dhe Patrisi i kanë dhënë fund martesës së tyre. Dyshja nuk ishin parë më së bashku, nuk e ndiqnin më njeri-tjetrin në Instagram, këngëtarja nuk mbante më mbiemrin e partnerit në Instagram dhe madje festën e Shën Valentinit e kaluan të ndarë.

Mirëpo, çfarëdolloj krisjeje të ketë patur marrëdhënia e tyre, duket se gjërat mes çiftit tashmë po shkojnë siç duhet. Tuna dhe Patrisi janë bashkë dhe këtë e lanë të kuptohet nga postimet e tyre në InstaStory.

Ata e kanë kaluar ditën së bashku si familje, me të voglin e tyre Tian, i cili ka ndihmuar në gatim. Tuna publikoi në InstaStory një video ku tregonte duart e Tianit duke përgatitur brumin, ndërkohë që e ndihmonte edhe Patrisi.

Gjithashtu ky i fundit ndau në InstaStory-n e tij një video me të birin në shtëpi, duke lënë të kuptohet se ata ishin bashkë dhe nuk ka më vend për dyshime.

Megjithëse gjatë kësaj kohe Patrisi u përpoq ta mohonte ndarje, nga Tuna nuk kishim asnjë reagim dhe heshtja e saj i bëri njerëzit të mendojnë se aludimet për fundin e martesës ishin të vërteta.

Megjithatë, postimet e tyre të fundit hodhën gjithçka poshtë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...