Presidenti amerikan, Donald Trump po parashikon tashmë vendosjen e një taksë të re prej 25% ndaj 200 miliardë dollarë mallra kineze të importuara nga 10% përmendur deri tani, në sfondin e përplasjeve tregtare me Pekinin, që akuzon që prej disa muajsh SHBA-në për praktikat e padrejta, njoftoi dje “Washington Post”.

Pas vendosjes së taksave për importin e lavatriçeve, paneleve diellore, çelikut dhe aluminit dhe tashmë 34 miliardë dollarë të prodhimeve kineze, Uashingtoni njoftoi më 10 korrik një listë të re të produkteve kineze me vlerë prej 200 miliardë dollarë.

Në këtë listë ka mbi 6 000 produkte, duke nisur nga artikuj ushqimorë, minerale dhe mallra të tjerë konsumi.

“Ai kishte kërcënuar me taksa prej 10%, por parashikon tashmë ta rrisë këtë shifër në 25%”, shkruan “Washington Post” duke cituar një burim anonim.

Tregjet janë shprehur optimiste, mbështetur nga shpresat për një rifillim të negociatave mes SHBA-së dhe Kinës.

Shpërndaj me