Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka ndryshuar rregullat e kërkuara nga Michelle Obama për të siguruar ushqim më të plotë dhe të shëndetshëm në mensat e shkollave amerikane.

Dhe një vendim i tillë i presidentit amerikan u mor pikërisht në ditën e lindjes së 56-të të ish-Zonjës së Parë.

‘’Standardet e reja që do të prezantohen nga administrata Trump do të lejojnë mensat e shkollave një fleksibilitet më të madh në zgjedhjen e vakteve’’, shpjegojë burime nga Departamenti amerikan i Bujqësisë.

“Të dhënat nga shkollat vazhdojnë të na tregojnë se ka shumë ushqime që hidhen dhe lind nevoja për t’u dhënë fëmijëve ushqime ushqyese dhe madje edhe më të shijshme”, argumenton ai në në kundërshtim me fushatën e promovuar nga Michelle Obama kundër mbipeshës së të rinjve.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...