Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh sot kundër heqjes së plotë të tarifave doganore shtesë, vendosur që prej muajit mars 2018 mbi qindra miliardë dollarë produkte kineze duke kundërshtuar pretendimet e qeverisë kineze.

Pyetur për heqjen graduale të të gjitha tarifave doganore shtesë, njoftuar nga Pekini, Trump deklaroi se nuk do ta bënte.

Presidenti amerikan konfirmoi përveç të tjerave se një marrëveshje me Kinën do të bëhej në SHBA, ndërkohë që media ka përmendur një vend më neutral si në Europë.

“Kjo do të zhvillohet në vendin tonë, ndoshta në Iowa”, shtoi ai.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...