Presidenti amerikan, Donald Trump la sot të kuptohet se administrata e tij do të zhvillojë hetime mbi “Google”, që kohët e fundit është shënjestruar nga miliarderi, Peter Thiel që e akuzon se brenda tij janë futur shërbimet sekrete kineze.

“Investitori në botën e teknologjisë, miliarderi Peter Thiel mendon se Google duhet të jetë objekt i një hetimi për tradhti. Ai akuzon Google se punon me qeverinë kineze”, shkruan në “Twitter” presidenti republikan.

“Administrata Trump do e shqyrtojë këtë”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, “Google” ka reaguar se nuk punon me shërbimet kineze.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...