Presidenti amerikan, Donald Trump e konsideroi të tmerrshme të shohësh zjarrin e madh që po shkatërron sot katedralen emblematike të Notrë Dam në Paris, duke këshilluar zjarrfikësit të reagojnë sa më shpejt.

Presidenti i SHBA, Donald Trump shkruante në Twitter: “Është vërtet e tmerrshme të shohësh zjarrin masiv në katedralen Notre Dame në Paris, ndoshta duhen përdorur cisterna me ujë nga ajri. Duhet vepruar shpejt!”

Zonja e parë e SHBA, Melania Trump shkruante: “Më dhemb zemra për popullin e Parisit kur shoh zjarrin në katedralen Notre Dame. Lutem për për sigurinë e secilit “.

Kanalet televizive kryesore amerikane kanë ndërprerë programet e tyre për të dhënë drejtpërdrejt imazhet e kësaj fatkeqësie.

Nga ana tjetër edhe Melania Trump, zonja e parë e SHBA-së, u shpreh se ka zemër e thyer ndëkohë që sheh imazhet e zjarrit.

Loading...

Shpërndaj me