Pas pothuajse 70 vite armiqësi, një pajtim simbolik për vetëm 13 sekonda.

Aq zgjati shtrëngimi historik i duarve këtë mëngjes në Singapor mes liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe Presidentit të SHBA-ve Donald Tramp. Në fillim të dy politikanët vepruan seriozisht dhe të stresuar, por në fund u relaksuan. Pas fotografive filluan bisedimet serioze. Obligimi për denuklearizim të plotë të gadishullit Korean është i përfshirë në një dokument që Kim dhe Trump e nënshkruan në fund të samitit. Në këmbim, presidenti amerikan ka premtuar garanci të sigurisë për Korenë e Veriut, ndërsa Penjani zotim për dhënie fund të armatimit bërthamor. Të dy liderët deklaruan se dëshirojnë një zbatim të shpejtë dhe të plotë të marrëveshjes, qëndron në dokument. Tramp, në fund të samitit pesë orësh tha se ka ndërtuar një “marrëdhënie të veçantë” me Kimin me të cilin njoftoi se edhe shumë herë do të takohen.

Gjëja më e rëndësishme është se unë dua t’i falënderohem liderit Kim për marrjen e këtij hapi të parë drejt një të ardhme krejtësisht të re për popullin e tij. Takimi ynë i paparë deri më tani, i pari mes presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe liderit të Koresë së Veriut, tregon se ndryshimi i vërtetë është me të vërtetë i mundur – deklaroi Donald Tramp, President i SHBA-ve.

Presidenti amerikan paraprakisht ka vlerësuar se çdo gjë ka shkuar më mirë se çdokush që mund të priste. Kim Jong Un, nuk ishte i disponuar për të folur për mediat, por në takim ka thënë se të dy vendet po e lënë pas të kaluarën dhe bota do të pësojë një ndryshim të madh. Paraprakisht, pas takimit të parë të delegacioneve, Trump dhe Kim u tërhoqën në një bisedë në katër sy, të shoqëruar vetëm nga përkthyesit e tyre. Pastaj u mbajtën negociata me këshilltarët. Përplasja rreth programit bërthamor të Koresë së Veriut është një nga konfliktet më të rrezikshme në botë. Kim thotë se raketa e tij me karburant bërthamor mund të arrijë deri në SHBA. Ndërsa, pas përfundimit të takimeve, në largim, duket se liderit të Koresë së Veriut shumë i ka pëlqyer makina zyrtare e Trampit, kështu që ai aspak nuk hezitoi që t’ia tregonte. Në fund të samitit, Trump e ftoi Jong Un për të bërë një vizitë zyrtare në Uashington.

Ivan Blazhevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...