Me 22 maj do të shpallet aktvendimi për rastin “Treqind”  ku i akuzuar është ish-ndihmësministri i Punëve të Brendshme Gjoko Popovski.  Në Gjykatën Penale sot janë thënë fjalët përfundimtare të Prokurorisë Speciale Publike dhe të mbrojtjes. Prokuroria Speciale Publike kërkoi dënim me burg për Popovskin.  Ndërsa mbrojtja e Popovskit kërkoi që ai të lirohet nga aktakuza.

Popovski sot para gjykatës tha se nuk është fajtor dhe se procedura që zhvillohet kundër tij ka ndikuar seriozisht në shëndetin e tij fizik dhe mendor. Ai tha se në periudhën e kaluar është përballur me shumë kërcënime, fyerje, presione por që nuk precizoi se nga kush.

Sipas aktakuzës, Popovski akuzohet për furnizim joligjor të 300 veturave për nevojat e MPB-së dhe ka dëmtuar buxhetin shtetëror me 453 560 euro.

Shpërndaj me