Infrastruktura rrugore është problemi më i madh për bashkëpunim më të madh tregtar midis kompanive nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Biznesmenët nga këto tre vende me apel drejt Qeverisë që ta përshpejtojë ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, pasi afati për ndërtim deri në vitin 2023 për ta është i papranueshëm.

Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë si kërkesë shumëvjeçare e bizneseve, sidomos tani kur pjesa nga Kosova është gati, mbetet problemi kryesor në infrastrukturë. Vlerësojmë që ky moment është kritik për këtë projekt infrastrukturor dhe apelojmë deri tek Qeveria ta përshpejtoj këtë projekt dhe ta zgjidh këtë problematikë – tha Nebi Hoxha- kryetar OEMVP.

Sipas kryeministrit Zoran Zaev, potenciali për bashkëpunim mes tre shteteve është i lartë.

Tenderin për aksin e parë në vendin tonë apo Shkup- Bllacë e kemi shpallur, besoj që deri në fund të vitit, fillimi i vitit të ardhshëm do të shpallet për pjesën e dytë të aksit. Qëllimi jonë është me intensitet të shpejtë ta ndërtojmë aksin Shkup- Bllacë, në gjatësi prej 12,5 km – tha Zoran Zaev, kryeministër.

Përveç infrastrukturës rrugore, komuniteti i biznesit u ankua edhe për pengesat administrative jo tarifore, të cilat u premtuan nga Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi për një zgjidhje të shpejtë.

Në të njëjtën kohë do të flasim shumë hapur me fqinjët tanë për të hequr çdo pengesë administrative dhe teknike jo tarifore që mund të krijojë probleme në tregtinë midis vendeve tona – u shpreh Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.

Ngjarja rajonale B2B e afaristëve nga të tre vendet është duke u organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.

Andrea Çobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...