Përsa i përket pretendimeve nga pala kosovare se nuk është dhënë asnjë përgjigje për zgjidhjen e çështjes së importeve të vezëve dhe peshqve të rinj nga Republika e Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ministria e Ekonomisë si dhe autoritetet tjera kompetente në vend menjëherë kanë njoftuar palën e Kosovës se masa është ndërmarrë në përputhje me rregulloret e Bashkimit Evropian për importin e këtyre produkteve. Kjo është në përputhje me Marrëveshjen e OBT-së për masat sanitare dhe fitosanitare, ku Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare që nga 2003, njoftohet nga Ministria e Ekonomisë.

Sipas rregullave të CEFTA-s, ministria e ekonomisë që në muajin qershor në takime të rregullta të CEFTA-s i është përgjigjur palës kosovare për këtë çështje dhe gjithashtu agjencia e ushqimit dhe veterinarisë ka informuar palën kosovare se legjislacioni i ri ishte miratuar në përputhje me rregulloren evropiane, theksojnë nga Ministria.

Periudhën e kaluar, agjensia e ushqimit dhe veterinarisë ka bërë përpjekje intensive për të kapërcyer problemin në mënyrë që të merren informacione adekuate për gjendjen shëndetësore të kafshëve dhe peshqve, por të dhëna të tilla nuk janë marrë, megjithëse është kërkuar disa herë nga institucioni kompetent në Republikën e Kosovës. Përfaqësuesit e tyre kanë theksuar se sistemi i mbikëqyrjes për sëmundjet e peshqve në Republikën e Kosovës nuk monitorohet, thuhet në njoftim.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...