Tre persona, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë, kanë humbur jetën sot kur një aeroplan i vogël është rrëzuar në Alpet zvicerane.

Policia e kantonit zviceran Valais njoftoi se aeroplani dje fluturoi nga Zvicra perëndimore drejt Italisë dhe një orë pas ngritjes ai është rrëzuar dhe ka shpërthyer në zjarr jo shumë larg kufirit me Italinë, transmeton KosovaPress.

Në mbetjet e aeroplanit janë gjetur trupat e paidentifikuar të pilotit, të një udhëtari dhe të një fëmije.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...