Tre persona vdiqën në Brazil nga kriko birra, ndërsa parashihet se birra ka përmbajtur kimikale helmuese glukozë dietale (DEG), që përdoret në antifriz dhe produkte tjera.

Ministria e Bujqësisë kumtoi se shenja të DEG, janë gjetur në tetë lloje të ndryshme të birrës që i prodhon “Bejker”.

Hulumtimet tregojnë se helmimi me DEG, mund të shkakton komplikime neurologjike, duke përfshirë paralizën, gjendjen koma dhe vdekjen.

Birraria kumtoi se ishte duke bashkëpunuar me hetimin, duke shtuar se nuk ka përdorur DEG në prodhimin e saj, por që ka përdorur substanca më pak toksike – glykol monoetil.

Policia urdhëroi gjithashtu kontroll të kompanisë që e furnizon fabrikën e birrës me glykol monoetil.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...