Transportuesit edhe më tutje përballen me probleme të vjetra. Dokumentacioni dhe pritja e gjatë në vendkalimet kufitare ishin vërejtjet kryesore në Kuvendin e përgjithshëm të Unionit të Asociacioneve të Transportuesve Rrugor nga rajoni i Detit të Zi. Të gjitha vërejtjet dhe propozimet i dëgjoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski.

Momentalisht problemet më të mëdha janë pritja në vendkalimet kufitare, vendosja e digjitalizimit në doganë, masë tjetër është “one stop go” me Serbinë, e gjithashtu japim edhe sugjerime që edhe me Shqipërinë të mundësohet ky qarkullim. Lëvizjet kryesore për Maqedoninë janë për keqardhje, meqë ende nuk jemi anëtare e Bashkimit Evropian dhe për shkak të problemeve me lejet CEMT. Pa transport të mirë nuk ka as ekonomi të mirë shprehen nga Unioni Ndërkombëtar për Transport Rrugor- deklaroi Lefter Andonov – udhëheqës i SHANEHB (SIZ) Maqedoni.

Jam i kënaqur që ministri edhe sot është këtu, meqë në këtë mënyrë tregohet vullnet politik i Maqedonisë së Veriut se për përmirësimin e ekonomisë është i domosdoshëm transport i mirë- tha Umberto de Preto – sekretar i përgjithshëm i IRU-së.

Transporti ndërkombëtar i mallrave ndaj vendeve anëtare të BE-së paraqet problem për kompanitë. Të drejtën e transportit të tillë e kanë kompanitë me certifikatë CEMT. Aplikimi për marrjen e certifikatës përfundoi dje dhe ka pasur aplikacione prej 340 kompanive. Radhitja e certifikatave është në bazë të marrjes së pikëve, me kushte të ndryshme që duhet t’i përmbushë kompania.

Andrea Çobanova 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...