Lëndët e para për përpunimin e maskave mbrojtëse dhe prodhimeve tjera që për momentin janë më të nevojshme, do të lirohen nga pagesa e doganës ose do të ulen pagesat. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi këtë e paralajmëroi në emisionin Magazina Ekonomike në ALsat. Lista e prodhimeve për të cilat kërkohet lirimi nga doganat dërgohet në seancë qeveritare.

Flasim për lëndët e para për fabrikat tona të tekstilit për të prodhuar maska mbrojtëse këtu në shtetin tonë. Me këtë do e kontrollojmë çmimin dhe do kemi maska të mjaftueshme. Gjithashtu flitet edhe për prodhime për industrinë ushqimore- deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Prodhuesit e ushqimit para kompetentëve, por edhe ekipeve të gazetarëve garantuan që ka rezerva për të gjithë. Porositën që qytetarët të mos bëjnë panik dhe të mos blejnë në sasi të mëdha. Rezerva ka për dy muajt e ardhshëm.

Edhe para kësaj krize, kishim nivel optimal të rezervave që të kemi vazhdimësi në prodhimtari. Këtë vazhdimësi do të sigurojmë edhe më tutje. Kjo nuk do të përfundojë nesër, po ndërmarrim masa që mos të ketë ndonjë situatë të palakmueshme dhe besoni që nuk do të ketë- thotë Gjorgji Petrushev- industri përpunuese.

Prodhuesit e ushqimit kanë marrë siguri edhe nga Drejtoria doganore se në mënyrë intensive punohet që të sigurohet qarkullim të papenguar të mallrave, jo vetëm nga vendet e CEFTA-s, por edhe në suazat e BE-së.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...