Juventusi vazhdon që të kërkojë trajnerin e të ardhmes dhe, për momentin, ende asgjë nuk duket në horizont. Madje, një emër që kishte qarkulluar këto kohë ishte ai i trajnerit të Francës, Didier Deshamp, që ka drejtuar Juventusin në Serie B në vitin më të keq të historisë. Gjatë konferencës për shtyp, ku ka zbuluar emrat për eliminatoret e “Euro 2020”, trajneri kampion bote me “gjelat”, ka refuzuar stolin bardhezi.

“Situata është e qartë. Të gjitha energjitë e mia dhe përqendrimi janë te faza e kualifikueseve për Europianin dhe shpresoj që të marr pjesë më pas në kompeticionin kontinental. Më vjen mirë që flitet për mua si trajner i Juventusit, por e ardhmja ime është te Franca. Nuk ka asnjë derë për të hapur në lidhje me mundësi të tjera”, ka thënë mes tjerash Deshamp.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...