Me ardhjen e trajnerit Ançelotit,mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj nuk po gjen shumë hapësirë te skuadra e “Napolit”. Lidhur me këtë situatë të mbrojtësit të kombëtares shqiptare ka folur agjenti i tij Mario Xhufredi. Sipas agjentit fajtor për humbjen e statusit titullar tek napolitanët është mënyra e vendosjes së lojës nga trajneri Ançeloti.

Agjenti i Hysajt thotë-  “Jam shumë i lumtur nga ndeshja e Hysajt kundër “PSG-së”. E pashë të motivuar dhe më pëlqen uria e tij për të bërë mirë. Në vitet e fundit Hysaj ka luajtur gjithmonë me Sarrin. Me të faza difensive kishte prioritet, punë që Hysaj di ta bëj mirë. Me Ançelotin është ndryshe, pasi ai kërkon që mbrojtja të dalë përpara dhe po përmirësohet për këtë. Kam thënë gjithmonë se Elseidi është nga më të fuqishmit dhe konkurenca po e bën edhe më te forte”, përfundoi agjenti.

Loading...

Shpërndaj me