Dëmtimi i Andre Gomes në sfidën Everton-Tottenhem ishte me të vërtet i tmerrshëm, me portugezin që iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrje kirurgjikale. Gjithçka shkoi mirë sa i përket operacionit dhe tani Gomes ka lënë spitalin dhe ndodhet në shtëpinë e tij. Trajneri i Everton, Marko Silva ka shuar disa dyshime për kohën e kthimin në terren të mesfushorit portugez.

“Është e vështirë që të japim një datë të sigurt se kur mund të kthehet Andre Gomes, por kam folur me stafin dhe ka shumë mundësi që ta shohim në fushë përsëri këtë sezon. Pra, sezoni për Andre nuk është mbyllur.”

Loading...

Shpërndaj me

Loading...