Unai Emery ka sugjeruar se Mesut Ozili nuk e meritoi një vend në skuadrën e Arsenalit në humbjen 1-0 ndaj West Hamit të shtunën në Premierligë. Ozili, lojtari më i paguar në Arsenal, u rikthye në stërvitje gjatë javës së fundit pas një problem me gju, por u la jashtë skuadrës për ndeshjen në udhëtim ndaj West Hamit. West Hami e mundi 1-0 Arsenalin me golin e Declan Rice, i cili ishte i pari në Premierligë për të riun anglez. Ozili ka munguar në shumë ndeshje këtë sezon, derisa shpesh janë dhënë arsyeje të ndryshme për mungesën e tij. Hera e vetme kur Emery e pranoi se Ozili ishte lënë jashtë skuadrës për arsyeje taktike ishte fitorja 2-1 ndaj Bournemouthit në nëntor. Ne fitojmë me të, ne humbim me të. Mendoj se nuk e kemi një lojtar me të cilin fitojmë apo humbim. Sot, lojtarët që luajtën ishin ata që e merituan të luanin. Kemi mundur të fitonim apo humbnim”, tha Emery. Arsenali tani renditet në pozitën e pestë me 6 pikë prapa top 4-shes, derisa është vetëm tri pikë para Manchester Unitedit të vendit të 6-të, që mund ta barazojë me një fitore ndaj Tottenhamit.

Loading...

Shpërndaj me