Një trajner në Danimarkë është pezulluar nga klubi pasi ka akuzuar lojtarët e vet se kanë trukuar një ndeshje futbolli. Bëhet fjalë për skuadrën Roskilde, ku trajneri Kristian Lonstrup është pezulluar deri në fund të sezonit nga vet klubi, pasi lëshoi akuza të çuditshme pas humbjes 2-1 të ekipit të tij ndaj Lingbit. Trajneri akuzoi lojtarët se kishin trukuar sfidën, duke pësuar 2 gola në minutat e fundit (80’ dhe 91’), pasi që Roskilde rrezikon rënien nga kategoria, ndërsa Lingbi është ende në garë për ngjitjen, në dy javët e fundit që kanë mbetur. Klubi i Roskildes ka nisur hetim të brendshëm, ashtu si edhe Federata Daneze, e cila është shqetësuar për këtë ngjarje. Por klub doli me deklaratë ku cilësoi të papranueshme shprehjet e trajnerit Lonstrup, sidomos për faktin që për momentin nuk kishte asnjë provë konkrete që t’i vërtetonte. Andaj ishte vendosur që ai të pezullohej deri në fund të sezonit dhe të mos drejtonte ekipin.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...