Skuadra e Toetnehamit mund të vendos fatin e titujve të Mançester Sitit. Siti është në garë për të gjithë trofetë e mbetur, ndërsa kanë fituar ‘Carabao Cup’ dhe janë në finalen e ‘FA Cup’. Megjithatë gara në dy trofetë e rëndësishëm të sezonit mbetet e hapur, pasi në kampionat nuk lejohen hapat fals dhe në Ligën e Kampionëve duhet të përmbysin disfatën e ndeshjes së parë ndaj Totenhemit. Pikërisht, skuadra e trajnerit Poketinos mund të vendosë shumë për fatet e Siti në këtë sezon. Dy skuadrat do të ndeshen fillimisht në Ligën e Kampioënve, ndërsa, pas 4 ditëve dy ekipet do të përballen sërish, këtë herë për llogari të Premier Ligës. Siti për momentin është në vendin e dytë, me një ndeshje më pak se Liverpuli dhe pikët e lëna do të rezultonin fatale. Në këtë mënyrë, Guardiola do të luajë në 4 ditë do të luajë fatet e sezonit ndaj Totenhemit, ndërsa çdo rezultat tjetër veç triumfit do të quhej dështim.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...