Skuadra e Totenhamit është në kërkim të sulmuesit, pasi që është mësuar se Hari Kejn do të mungojë deri në në muajin mars. Caku i parë është boshnjaku Edin Dzeko, që prej vitit 2016 luan në Serinë A me Romën, ku po shkëlqen me paraqitjet e tij. Sipas Miki Hazard, një legjendë e Totenhamit, lojtari boshnjak është zëvendësuesi ideal i Hari Kejnit.

Totenhami nuk ka përse të shohë shumë përreth, por të nxitojë për të nënshkruar me Edin Xheko, që është i përshtatshëm për skuadrën e Poketinjo. Xheko është i ngjashëm me Kejnin në karakteristikat e lojës”, tha mes tjerash Hazard.

“Xheko është një lojtar i madh, ka përvojën e duhur si në Premier Ligë, ashtu dhe në arenën ndërkombëtare, ndaj do të ishte i përkryer për sulmin e Totenham. Nuk do të shihja për sulmues tjetër, por do të dija dakord me boshnjakun”, tha Miki Hazard, një ikonë e Totenhamit, që ka këshilluar Poketinjon për lëvizjen e radhës në merkaton e janarit.

Loading...

Shpërndaj me