Pas fitores 24 orë më parë ndaj Lejkersit këtë herë skuadra e Torontos ka dalë humbëse në përballjen me ekipin tjetër të Los Anxhelosit, atë të Klipers. Vendasit fituan 98-88, ndeshje ku ekipet mbrojtën mirë, me Klippers që bënë diferencën në parket. Lou Uiliams, që e nisi ndeshjen nga stoli, ishte lojtari më i mirë për vendasit, me 21 pikë, mbështetur nga Harrel me 14 pikë. Pikërisht stoli ishte ai që bëri diferencën në këtë sfidë, me 54 pikë. Vijon momenti i keq për skuadrën e Golden Stejt, që u mund 122-108 nga Juta Xhaz. Për nënkampionët e NBA-së ndihet mungesa e yjeve, Kerri e Tompson (Rasell më i miri me 33 pikë), ndërsa për Xhazin 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë (Gobert 25 pikë e 14 kërcime). Jashtë fushe fiton edhe Hjustoni, që mundi 122-116 Nju Orlinsin, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Harden me 39 pikë e Uestbruk me 26 ishin liderë në fushë për ekipin teksan.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...