Emri i Lionel Messit nuk mund të mungonte në listën e nominimeve për “Topin e Artë”. “France Football” ka publikuar 5 emrat e rinj dhe aty argjentinasi renditet përkrah shokut të ekipit Antoan Grizman-it. Ky i fundit vlerësohet për sezonin që la pas me Atletikon, por dhe me Francën. Emrat e tjerë që iu bashkuan këtyre dy lojtarëve janë Kevin De Brujne, Rijad Mahrez  dhe Kalidou Koulibaly. E çuditshme përzgjedhja e algjerianit të Mançester Siti-t, pasi nuk ka qenë titullar fiks në formacionin e Guardiolës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...