Ditët e fundit është përfolur shumë mbi një largim të mundshëm të mesfushorit toni Kros nga Reali i Madrdit. Në fakt duke parë sezonin e madrilenëve, pritet që tekniku Zinedin Zidan të fillojë të mendojë për disa lëvizje në grupin e lojtarëve, ndërkohë që te Reali dolën zërat se klubi po mendonte ta zëvendësonte futbollistin me mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjaniç. Mirëpo, një situatë e tillë solli edhe reagimin e vetë Toni Kros, i cili nëpërmjet llogarisë së tij në ‘Tuitter’ vendosi të hidhte poshtë deklaratat e fundit të mediave. Gjermani hodhi poshtë njoftimet e shtypit spanjoll që pretendonin se ai kishte nevojë për të ndryshuar ambient, teksa postoi se informacioni i dalë ishte në mënyrë absolute fals.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...