Tomor Morina tashmë edhe zyrtarisht është liruar nga paraburgimi në burgun e Shutkës. Morina, siç deklaroi shoku i tij Bujar Xërca, po shoqërohet deri në pikën kufitare nga vetura të Ambasadës së Kosovës.  Ai falënderoi institucionet dhe e të dy shteteve si dhe punonjësit e burgut si dhe theksoi se Morina është në gjendje të të mirë..

“Tomorin veç e morëm, fitoi drejtësia…Falënderojmë institucionet tona dhe institucionet Maqedonase. Shëndeti i Morinës është shumë mirë, nuk ka më mirë. Falënderojmë drejtorin Esatin si dhe Sadushin dhe të gjithë njerëzve që e kanë trajtuar më së miri.Arrestimi i Morinës ishte diçka e pa drejtë. Shteti maqedonas nuk është mirë ta dëgjon Serbinë. Serbia ka vdekur, njeriun e vdekur nuk duhet ta dëgjojmë. Nuk duhet të ketë Serbia kaq ndikim. Sa më perëndimorë të jetë Maqedonia, Kosova aq më mirë”, tha Bujar Xërca, shoku i Tomor Morinës.

Ndryshe, Gjykata Supreme sot vulosi vendimin e Këshillit Penal, ku thuhej se nuk ka bazë për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Tomor Morina në Serbi. Sipas tyre, ekstradimi i Morinës në Serbi është i pamundur, pasi që ai dyshohet për vepra të kryera në Kosovë, shtetësinë e të cilit shtet edhe e posedon personi në fjalë. Tomor Morina ishte arrestuar nga policia maqedonase më 24 korrik, në bazë të një fletarresti të Interpolit, të lëshuar me kërkesë të Serbisë. Morina dyshohet nga ana e autoriteteve të Serbisë se para 20 vjetëve, si pjesëtar i UÇK-së, ka bërë krime kundër popullatës civile në Kosovë. Arrestimi i tij shkaktoi reagime të shumta nga autoritetet në Kosovë dhe partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkuan lirimin e menjëhershëm të Morinës./Alsat

Tomor Morina lirohet nga paraburgimi

Publiée par Alsat sur Mercredi 14 août 2019

Loading...

Shpërndaj me

Loading...