Aktori i famshëm Tom Hanks më 12 mars konfirmoi nëpërmjet një postimi në Instagram, se është infektuar me Koronavirus. Pas analizave të nevojshme, ai dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson rezultuan pozitivë ndaj Covid-19.

Ai tha se ndjente lodhje, dhimbje dhe ethe prandaj së bashku me Rita-n ishin izoluar në Australi në një shtëpi me qera.

Por, sot mediat e huaja kanë dhënë lajmin e mirë dhe thonë se dy 63-vjeçarët janë shëruar. Pas disa ditësh, ata kanë kryer sërish analizat e nevojshme dhe kanë rezultuar negativë.

Çifti ia ka dalë të mposhtë Koronavirusin, i cili u ka marrë jetën shumë njerëzve. E gjithë bota është në ankth dhe numri i të prekurve rritet nga dita në ditë.

Ndërkohë, SHBA-ja ka nisur testimin e vaksinës kundër COVID-19.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...