Aktori Tom Hanks ka bërë të ditur se ai dhe gruaja e tij, Rita Wilson, janë infektuar me koronavirusin e ri në Australi.

Hanks, fitues i çmimit Oscar dhe gruaja e tij, të dy 63-vjecarë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi janë përballur me simptome të virusit, ka thënë aktori në rrjetin social, Instagram.

Ai po ashtu ka njoftuar se të dy do të kalojnë disa kohë në izolim.

Çifti amerikan ka qenë në qytetin Gold Coast në Australi, pasi Hanks ka qenë duke punuar në një film për jetën e Elvis Presleyt.

“Ne jemi pak të lodhur, kemi duar të ftohta dhe disa dhimbje në trup. Rita ka ethe që vijnë e shkojnë. Temperaturë po ashtu. Për të luajtur si duhet, si i duhet botës tani, ne jemi testuar për koronavirus dhe kemi dalë pozitivë”, ka thënë ai në rrjetin social, Instagram.

Në gjithë botën është raportuar se 126,258 persona janë infektuar me koronavirusin e ri.

Po ashtu është thënë se, 4,638 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje, ndërkohë që 68,284 janë shëruar.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...