Tom Cruise e ka pranuar sfidën dhe do të jetë i pranishëm në ekranin e madh me rolin e agjentit special Ethan Hunt në filmin “Mission Impossible”, i cili vjen me dy seri.

Ato janë parashikuar të dalin në vitet 2021 dhe 2022. Por më herët Cruise do të rikthehet me filmin “Top Gun: Maverick”, dalje e të cilit pritet vitin që vjen.

Dy seritë e filmit “Mission: Impossible” do të drejtohen nga regjisori Christopher McQuarrie, i cili më herët ka drejtuar filmat e të njëjtës serie të dala në kinema, respektivisht në vitet 2015 dhe 2018.

“Mission: Impossible – Fallout” që doli në kinema në vitin 2018, shënoi suksesin më të madh tregtar pasi grumbulloi nga shitja e biletave afro 800 milionë dollarë.

Në lidhje me xhirimet e reja të “Top Gun”, kanë qarkulluar në rrjet fotografitë e para dhe 32 vjet pas filmit të parë, Tom Cruise duket në formën më të mirë. Ai ishte vetëm 24 vjeç në vitin 1986 kur në kinema doli “Top Gun-i” i parë.

Xhirimet për filmin e ri po zhvillohen në San Diego të Kalifornisë.

Loading...

Shpërndaj me