Aktori i njohur i Hollywoodit, Tom Cruise, e ka pranuar sfidën dhe do të jetë i pranishëm në ekranin e madh me rolin e agjentit special Ethan Hunt në franshizën e njohur “Mission Impossible”, i cila pritet të vijë me dy episode të reja.

Ato janë parashikuar të dalin në vitin 2021 dhe 2022. Por, më herët Cruise do të rikthehet me filmin “Top Gun: Maverick”, dalje e të cilit pritet vitin që vjen.

Dy episodet e reja “Mission: Impossible” do të drejtohen nga regjisori Christopher McQuarrie, i cili më herët ka drejtuar filmat e të njëjtës franshizë të dala në kinema respektivisht në vitet 2015 dhe 2018.

“Mission Impossible: Fallout” që doli në kinema në vitin 2018, shënoi suksesin më të madh tregtar pasi grumbulloi nga shitja e biletave afro 800 milionë dollarë.

Në lidhje me xhirimet e reja të “Top Gun”, kanë qarkulluar në internet fotografitë e para dhe 32 vjet pas filmit të parë, ku Tom Cruise duket në formën më të mirë. Ai ishte vetëm 24 vjeç në vitin 1986 kur në kinema doli “Top Gun-i” i parë.

Xhirimet për filmin e ri po zhvillohen në San Diego të Kalifornisë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...