Tom Cruise është gjendur në Itali në momentin e shpërthimit të koronavirus. Aktori i famshëm dhe kasti i filmit “Mission Impossible 7” ishin vendosur në Venecia ku do të qëndronin për 3 javë për të xhiruar skenat e filmit.

Por pas rritjes së rasteve të prekura me koronavirus përgjatë fundjavës, të përqëndruara kryesisht në pjesën veriore të vendit, Cruise u raportua se ‘u izolua’ në një hotel me 5 yje në Venecia.

Sipas DailyMail, 57-vjeçari ka mbërritur në qytetin italian në 20 shkurt dhe pas shpërthimit të koronavirusit nuk ishte në gjendje të fillonte xhirimet. Mësohet se Cruise tashmë është larguar nga Italia dhe sipas producentëve janë ndërprerë edhe xhirimet e filmit dhe kasti është lejuar të kthehet në shtëpi derisa situata të kthehet në normalitet.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...