Tolerancë zero për spektatorët e huaj që do të miklohen të konsumojnë një cigare kanabis gjatë Lojërave Olimpike të Tokios 2020.

Organizatorët sollën në vëmendje legjislacionin shumë të ashpër të Japonisë në fushën e përdorimit të lëndëve narkotike.

‘’Ka vende dhe rajone të botës të cilët kohët e fundit i kanë zbutur rregullat për përdorimin e kanabisit, por në Japoni përdorimi i kësaj substance përbën shkelje të ligjit dhe ky fakt duhet të merret mirë në konsideratë’’, theksoi presidenti i Tokio-2020, Toshiro Muto.

Në arkipelag, posedimi dhe përdorimi i kanabisit dënohen me pesë vite burg dhe shtatë vite në rast të trafikut.

Autoritetet nuk stepen ti bëjnë jehonë të madhe në media rasteve të personaliteteve të arrestuar për përdorim të lëndëve narkotike për të sensibilizuar opinionin publik të prirur për të konsumuar kanabis. Disa artistë janë arrestuar para kamerave dhe me vite janë dënuar moralisht nga shoqëria për konsumimin e lëndëve narkotike.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...