Gjashtë muaj para fillimit të Lojrave Olimpike në Tokio, Maqedonia duket se do të ketë një numër të vogël të sportistëve për këtë event të madh të sportit. Ajo që është e sigurt, është vetëm norma olimpike e Mogamadxhi Nurovit, ndërsa deri më tani Komiteti Olimpik ka caktuar pjesëmarës nga atletika, 2 nga noti dhe për një vend ka shumë kandidat. Për këtë vend, sipas Komitetit Olimpik të Maqedonisë do të konkurojnë: Emil Pavlov, Rejçell Stojanov, Ana Marija Georgievska, Puliksenija Jovanovska, Arbresha Rexhepi dhe Borjan Brankovski. Kjo listë është dërguar te Komitetit Ndërkombëtar Oimpik, e cila një muaj para fillimit të Lojrave Olimpik në Tokjo do të mësohet se kush ka marë ftesë speciale. Ndryshe asnjë përfaqësuese e Maqedonisë nuk arriti që të sigurojë biletën e Tokio 2020 dhe Maqedonia mbetet pa asnjë përfaqësues në garat kolektive.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...