Me këngën e Hatixhe Muratovës, personazhit kryesor në dokumentarin “Toka e Mjaltë “, ekipi i filmit me dy nominime për “Oskar” filloi prononcimet për audiencën vendase. Për ta, nominimet janë një arritje historike dhe që do të mbahet mend për një kohë të gjatë, përvojë nga e cila shumëkush ka mësuar pavarësisht se nuk fituan çmimin Oskar.

Ne me filmin e kemi bërë punën tonë. Mendojmë se suksesi është arritur në çdo rast sepse vetë “Oskari” ka politika të tjera natyrisht “-tha Tamara Kotevska, regjisore.

Vitin e fundit ma konfirmoi atë se çfarë në të vërtetë jemi ne gjatë gjithë vitit rreth botës, i tërë angazhimi ia ka vlejtur dhe se ideja nga e cila filluam dhe porosia që deshëm ta përcjellim u vlerësua gjithandej”-pohoi Ljubomir Stefanov, regjisor.

Kujtdo që i vjen keq që nuk e kemi fituar “Oskarin” duhet ta pyes veten, thonë ata, edhe pse spekulohet se pas pikëve të marra kemi qenë shumë afër filmit “Fabrika Amerikane” që e fitoi çmimin “Oskar” për Dokumentarin më të mirë.

Amerikan Faktor” është një film i shkëlqyeshëm, me të vërtetë ka cilësitë e tij. Ka një tregim të jashtëzakonshëm dhe të rëndësishëm për të gjithë botën, por ajo është sikur një zogth të ë luftojë me një ari”-tha Atanas Georgiev, producent.

Megjithatë, ata theksojnë se mos fitimi i Oskarit nuk është humbje dhe nuk duhet të përjetohet si e tillë në vendin tonë.

Shpresoj që të mos kalojnë 25 vjet që disa prej nesh të bëjnë diçka që do të njihet në botë”-pohoi Samir Luma, kameraman.

Pas publicitetit të që e fitoi Hatixheja, ekipi tani po përpiqet ta mbrojë atë nga paraqitjet e mëdha publike.

Dua të më lënë të qetë me intervistat. Madje nuk mundem tani për tani. Kemi gjëra të papërfunduara. Kam punë me bletët. Aq nga unë”-tha Hatixhe Muratova – personazhi kryesor në filmin Toka e Mjaltë.

Siç theksoi producenti, Georgiev, kjo konferencë për shtyp dhe mbledhja e tërë ekipit të “Tokës së Majltë ” nuk do të përsëritet të paktën në muajt e ardhshëm pasi secili prej tyre ka bërë kontakte personale dhe ka plane të veçanta për projektet vijuese. Sidoqoftë, të gjithë thanë se nëse do të kishte ndonjë temë që do t’i lidhte, përsëri do të punonin si një ekip.

ALSAT

Loading...

Shpërndaj me

Loading...