Ish-drejtori i skuterisë së njohur të Formula 1, “Ferrarit”, Zhan Tod, ka habitur me deklaratën e tij të fundit, duke folur për gjendjen e 7-herë kampionit të botës në “Formula 1”, Majkëll Shumaker. Sipas Zhan Tod, garën e Çmimit të Madh të Brazilit, të datës 11 nëntor të vitit të shkuar, francezi 72-vjeçar e ka parë sëbashku me ish-pilotin e “kokëkuqes” Shumaker. “Jam gjithmonë shumë i kujdesshëm kur them diçka, por është e vërtetë që Çmimin e Madh të Brazilit, e kam ndjekur bashkë me Majkëllin në Zvicër.” Tod viziton shpeshherë 7 herë kampionin e botës në rezidencën e tij, në Gland të Zvicrës, pas aksidentit të rëndë që pësoi në Meribel të Francës 5 vite më parë. Francezi ka qenë në krye të “Ferrarit” në vitet e arta të trofeve të Shumit.

Loading...

Shpërndaj me