37 personat e arrestuar në Tiranë për dhunë në protestën e 13 prillit të organizuar nga opozita para Kryeministrisë dhe Kuvendit të Shqipërisë do të dalin sot para Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë.

Me dhjetëra familjarë por edhe ish-deputetë të opozitës janë mbledhur para gjykatës. Ora News raporton se i pranishëm është dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, edhe ky i proceduar si organizator i protestës.

Për protestën janë proceduar penalisht edhe 23 persona të tjerë. Nga protesta e opozitës pati 5 punonjës policie të lënduar, disa protestues po ashtu, por dhe përfaqësues të mediave.

Mbi të arrestuarit rëndojnë katër akuza: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike” “ Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe ” Shkelja e rregullave mbi lëndet plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...