Një polic nga Tirana ka vrarë mëngjesin e sotëm gruan e tij me armën e shërbimit. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Kryeqytetin shqiptar rreth orës 06:00.

Rreth orës 06:00 të mëngjesit të së martës, (12 shkurt)  në lagjen Allias të Tiranës, 44 vjeçari Alket Arapi, punonjes i Gardës së Republikës ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36 vjeçe Ervilma Seferaj, thuhet në raportin e policisë së Tiranës.

Çifti kishte dhe një fëmijë 3 vjeçar, e cila është gjendur në dhomë ngjitur me ambientin ku ishte kryer krimi.

Dyshimi i ngritur nga hetuesit është se ka qenë konflikti i çastit, por nuk është përjashtuar as xhelozia. Madje mësohet se Arapi ka shprehur dyshime dhe në  dëshminë e dhënë në komisariat.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...